FRIGORIFER SAMSUNG RM90F67CECEO 91 X 185 CM 4 DYER GLASS BLACK
- LlojiDy kanatëshe (Side by Side), Me ngrirës poshtë
- Gjerësia91 cm
- Lartësia185 cm
- Të gjitha specifikimet
- Dorëzim brenda 1–3 ditëve pune në gjithë Shqipërinë; zakonisht 24–48 orë në qytetet e mëdha.
- Dorëzim falas për porosi mbi 10 000 Lekë (dorëzimi standard 200–300 Lekë).
- Produktin mund ta merrni edhe vetë në dyqanin tonë në Tiranë.
Jetesë e lidhur dhe menaxhim i ushqimeve me lehtësi
Kontrolli dhe informacioni i shtëpisë tënde inteligjente
AI Home
Bëhu inteligjent në kuzhinën tënde. AI Home* me një ekran me prekje LCD 9” është një qendër kontrolli intuitive. Mund të menaxhosh ushqimet dhe recetat, të kontrollosh pajisjet inteligjente** dhe të aksesosh disa aplikacione me këtë pajisje me qendër të integruar. Ai ofron informacion të personalizuar. Dhe mund të thuash komandat dhe të kërkosh informacione duke përdorur Bixby***.
A 9-inch Samsung AI Home refrigerator features a screen on the top right door, highlighting AI Vision Inside with a list of fridge ingredients. You can check what you have in the fridge and track 5 new ingredients in and 3 out. At the bottom are icons labeled Close, Go to food list, and Shop at instacart. Next are recipes for Apple Pie, Herb Salmon Steak, and Lemon Scones, which takes 1 hour, 1 hour and 10 minutes, and 50 minutes, respectively. Next, the Weather app says Seoul at 9:30 pm is partly sunny and 24°C. The Calendar app indicates lunch with Benjamin from 1:20 pm to 3 pm, with two more events today and a text prompt Play relaxing music at the bottom. A 3D map view of the first floor identifies all devices in each room, including a light, washing machine, refrigerator, oven, dishwasher, TV, and robot vacuum. Good Morning and Game Mode icons are on the left. Finally, Samsung TV Plus lists user favorites like Samsung Movie, Samsung Live, and a Samsung News on the left.
Më shumë hapësirë brenda – e njëjta madhësi jashtë
Kapacitet i madh me SpaceMax™ (*Opsionale)
Ruaj shumë ushqime në një hapësirë të brendshme prej 654 L. Teknologjia SpaceMax™ i bën muret shumë më të holla*. Prandaj, ajo krijon 18 L më shumë hapësirë** pa rritur përmasat apo pa komprometuar efikasitetin e energjisë. Ka hapësirë të bollshme në sirtarët dhe raftet e frigoriferit dhe ngrirësit për të ruajtur ushqim pa rrëmujë.
* Bazuar në testimet e brendshme krahasuar me modelet tradicionale të Samsung pa teknologjinë SpaceMax™.** Bazuar në testimet e brendshme krahasuar me modelin Samsung RF9000DC me kapacitet 636 L. Kapaciteti mund të ndryshojë sipas modeleve, rajonit dhe specifikimeve të veçorive.
Efikas në mënyrë inteligjente, më shumë hapësirë brenda
Ftohja hibride me AI (*Opsionale)
Kurse energji dhe shijo freski që zgjat. Kompresori 13cc i Ftohjes hibride me AI dhe elementi Peltier* funksionojnë veçmas ose së bashku për të rritur efikasitetin. Ai gjithashtu rregullon performancën për t'ju përshtatur përdorimit nga ana jote, mban një temperaturë konstante** për të ruajtur ushqimin për një kohë të gjatë dhe liron hapësirë ekstra brenda***.
* Elementi Peltier është një komponent i bazuar një gjysmëpërcjellës që ftoh vetëm duke përdorur elektricitetin pa ftohës. Ai vepron kur temperatura në frigorifer rritet mbi diapazonin normal ose AI parashikon që temperatura do të rritet për 5 minuta për shkak një periudhe të gjatë të ruajtjes së ushqimit ose pastrimit, bazuar në analizën e mënyrës së hapjes dhe të mbylljes së frigoriferit nga ana e përdoruesit.** Bazuar në testimet e brendshme. Kur aktivizohet, kontrolli i saktë i temperaturës së Ftohjes hibride me AI ul rritjen e temperaturës të frigoriferit ndërsa shkrirja është duke vepruar. Disponohet vetëm në ndarjen e frigoriferit dhe mund të rrisë përdorimin e energjisë.*** [Për modelin e BE-së] Bazuar në testimet e brendshme krahasuar me modelin Samsung RF65DG9H* me kapacitet 636 L. [Për modelin e LATAM] Bazuar në testimet e brendshme krahasuar me modelin Samsung RF23DB99* me kapacitet 638 L.
Monitoro dhe kurse energji në mënyrë inteligjente
Modaliteti SmartThings AI Energy (deri në 10% kursim energjie)
Redukto përdorimin e energjisë deri në 10% me Modalitetin AI Energy tek Energjia me SmartThings**. Nëse vlera e përllogaritur e faturës së energjisë elektrike kalon objektivin tënd të paracaktuar, ai të jep një opsion për të kursyer energji***. Ai rregullon në mënyrë inteligjente shpejtësinë e kompresorit dhe ciklin e shkrirjes, bazuar në mënyrën tënde të përdorimit dhe në ambientin rrethues.
SmartThings
Menaxho ushqimin me lehtësi, gatuaj ushqime të shijshme
Ushqimi me SmartThings
Menaxho, përgatit dhe bli ushqim në mënyrë më efikase. Ushqimi me SmartThings* të mundëson të krijosh një listë të ushqimeve që ndodhen në frigorifer dhe të menaxhosh datat e skadimit, në mënyrë që të mund të kontrollosh çfarë ke në frigorifer kurdo dhe kudo. Gjithashtu, rekomandon receta të personalizuara bazuar në preferencat e dietës tënde dhe në përbërësit e gjendur.
* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.Efikasitet inteligjent në energji
Energjia me SmartThings
Menaxho përdorimin e energjisë të pajisjeve të lidhura me SmartThings në çdo kohë, kudo për të kursyer energji. Energjia me SmartThings* ofron këshilla për efikasitetin e energjisë. Ajo gjithashtu monitoron konsumin e energjisë të pajisjeve të lidhura** në kohë reale dhe e krahason me muajin e mëparshëm. Dhe të sinjalizon nëse objektivat e tua mujore mund të tejkalohen.
* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohen një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.** Energjia me SmartThings momentalisht funksionon me rreth 40 pajisje elektroshtëpiake Samsung që mbështesin SmartThings. Këtu përfshihen frigoriferët, lavatriçet, tharëset e rrobave, lavastoviljet, kondicionerët, pastruesit e ajrit, fshesat me korrent, furrat, aspiratorët, pianurat, mikrovalët, televizorët (nga qershori 2022) dhe matësit e energjisë.Kujdes i automatizuar dhe diagnostikimi i problemeve
Kujdesi për shtëpinë me SmartThings
Monitoro dhe kujdesu për frigoriferin me lehtësi. Kujdesi për shtëpinë me SmartThings* ofron monitorim dhe alarme në kohë reale. Mund të kontrollosh statusin e tij, duke përfshirë gjendjen e filtrit të ujit. Gjithashtu, të lajmëron automatikisht nëse ka nevojë të ndërrohen pjesë apo nëse diktohen probleme dhe sugjeron një zgjidhje.
* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.Performanca
Ftohje e vazhdueshme me shkrirje të përmirësuar
Ftohja precize me AI
Mban një temperaturë konsistente të frigoriferit duke rregulluar në mënyrë automatike ciklin e shkrirjes për t'ju përshtatur situatave të ndryshme. Ftohje precize me AI në aplikacionin SmartThings* analizon mënyrat e tua të përdorimit dhe më pas kontrollon shkrirjen, në mënyrë që të veprojë kur dyert nuk hapen shpesh.**
* Disponohet në pajisjet Android dhe iOS. Kërkohet një lidhje Wi-Fi dhe një llogari Samsung.** Rezultatet aktuale mund të ndryshojnë në varësi të përdorimit individual.Ftoh në mënyrë të njëtrajtshme nga cepi në cep
Ftohja nga të gjitha anët (*Opsionale)
Sigurohu që ushqimi yt të ftohet siç duhet, kudo që të ndodhet. Ftohja nga të gjitha anët e ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme nga cepi në cep*, kështu që gjithçka mbahet në temperaturën e duhur. Ajo kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon ajrin e ftohtë kudo në frigorifer përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike.
* Bazuar në testimet e brendshme.Ruan ftohtësinë për freski që zgjat
Tubi metalik
Ruaj temperaturën e qëndrueshme brenda frigoriferit, në mënyrë që ushqimi të mbetet i freskët, edhe nëse e hap dhe e mbyll derën shpesh. Pllaka ftohëse metalike në murin e pasmë e mban të ftohtin nga ajri dhe ndihmon në rivendosjen e shpejtë të çdo humbjeje të nxehtësisë. Gjithashtu, ajo jep një pamje premium dhe është e lehtë për t'u pastruar.
Mbaj ajrin brenda frigoriferit të freskët
Aromatizuesi UV (*Opsionale)
Mbaj ajrin brenda frigoriferit të freskët, ditë pas dite dhe ruaj shijen dhe aromën origjinale të ushqimit për një kohë të gjatë. Aromatizuesi UV* i integruar redukton aromat nga ajri në frigorifer**.
* Bazuar në testimet e brendshme, ai aromatizon më shumë se 90% të frigoriferit.** Bazuar në testimet e brendshme në përputhje me ISO 27447, ai vret 99,99% të baktereve të caktuara (Staphylococcus aureus, Escherichia coli, Salmonella enteritidis dhe Pseudomonas aeruginosa) në sipërfaqen e filtrit.Ruaj me fleksibilitet freskinë e ushqimit
Dollapi i shumëfishtë (3 modalitete) (*Opsionale)
Ruaj lloje të ndryshme ushqimesh dhe pijesh në një temperaturë të përshtatshme, në mënyrë që ato të qëndrojnë të freskëta dhe të shijshme. Dollapi i shumëfishtë është një sirtar i kontrolluar në mënyrë të pavarur që mund ta konvertosh me shpejtësi në temperatura të ndryshme të paracaktuara. Thjesht zgjidh nga 3 modalitetet e ruajtjes: Fruta dhe perime, pije, mish dhe peshk.
Prakticitet
Hap frigoriferin me lehtësi me vetëm një prekje
Dera me hapje automatike (*Opsionale)
Hap frigoriferin pa mundim! Dyert me hapje automatike të frigoriferit kanë sensorë prekjeje në pjesën e poshtme. Kur i prek lehtësisht, dyert hapen automatikisht*. Kjo mundëson akses praktik tek ushqimi edhe kur duart e tua janë të zëna. Dhe pa doreza që dalin, duket i përsosur me stil.
* Nuk disponohet një funksion automatik mbylljeje. Këndi aktual i hapjes së dyerve mund të ndryshojë në varësi të rrethanave të instalimit dhe gjendjes së përdorimit, si p.sh. ruajta e artikujve me peshë të rëndë në koshat e dyerve. Përdoruesi mund të duhet të rregullojë mënyrën e instalimit të frigoriferit nëse dyert nuk hapen siç duhet. Sensorët e prekjes mund të aktivizohen/çaktivizohen nga paneli i kontrollit/ekrani dhe cilësimi i parazgjedhur është "Joaktiv". Funksioni Dera me hapje automatike mund të aktivizohet pa dashje me anë të kontaktit me ndonjë pjesë trupi nga një fëmijë ose kafshë shtëpiake.Shijo ujë të ftohtë në dy mënyra
Beverage Center™
Shijo ujin e ftohtë dhe të aromatizuar. Beverage Center™ ndodhet brenda frigoriferit, kështu që ka më pak gjasa të kontaminohet. Përveç shpërndarësit të ujit, ai gjithashtu ka një kanë uji me mbushje automatike 1,4 L (48 oz) që mund të lahet në lavastovilje* dhe nuk ka BPA** për ujë të purifikuar, të cilit mund t'i shtosh fruta ose erëza.
* Testuar për 125 cikle në përputhje me metodën e provës "Rezistenca mekanike e enëve të kuzhinës ndaj larjes në lavastovilje" (BS EN 12875-1:2005) dhe e certifikuar si e sigurt për larje në lavastovilje nga SGS.** Bisfenoli A (BPA) gjendet në plastikën polikarbonate dhe rezinat epokside që përdoren shpesh në kontejnerët e ushqimeve dhe pijeve dhe është lidhur me efekte të mundshme negative për shëndetin.Prodhon shumë akull, të jep një zgjedhje
Prodhuesi automatik i dyfishtë i akullit (me kuba akulli / Ice Bites™)
Ji i përgatitur për çdo rast me dy lloje të ndryshme akulli. Prodhuesi automatik i dyfishtë i akullit bën si kuba akulli ashtu dhe Ice Bites™, të cilat e ftohin pijen me shpejtësi. Mund të prodhojë deri në 2,3 kg (5,1 lbs) akull në ditë dhe të ruajë deri në 3,1 kg (6,8 lbs)*. Gjithashtu, duke qenë brenda në ngrirës, ai liron shumë hapësirë në frigorifer.
* [Thellësia e bangos] Prodhon 1,2 kg (2,7 lbs)/ditë kuba akulli dhe 1,1 kg (2,4 lbs)/ditë Ice Bites™. Ruan 1,4 kg (3,1 lbs) kuba akulli dhe 1,7 kg (3,7 lbs) Ice Bites™.Ruaj në mënyrë fleksibile artikuj të gjatë, të mëdhenj dhe masivë
Rafti i rrëshqitshëm
Ruaj në mënyrë efikase artikuj të mëdhenj dhe masivë për përdorimin e duhur të hapësirës në frigoriferin tënd. Rafti i rrëshqitshëm është sa gjysma e gjerësisë së frigoriferit dhe mund të rrëshqasë mbrapa për të krijuar më shumë hapësirë* mes rafteve të tjerë për të vendosur shishet e gjata, enët e mëdha dhe artikujt e mëdhenj, si një kek me shumë shtresa apo një tenxhere presioni.
* Kur rafti i rrëshqitshëm shtyhet brenda, shishet e gjata ose enët që janë deri në 445 mm (17 1/2 inç) të larta dhe 360 mm (14 1/8 inç) të gjera mund të ruhen.Ujë i freskët i filtruar në dispozicionin tënd
Filtri i brendshëm i ujit (*Opsionale)
Pi ujë të pastër dhe me shije të freskët. Filtri i brendshëm i ujit* largon ndotës të caktuar** në ujin e mundësuar nga shpërndarësi. Pra, mund të shijosh pije të freskëta, pa u shqetësuar për cilësinë e ujit. Është i thjeshtë për t'u aksesuar dhe mirëmbajtur, duke qenë se ka nevojë të zëvendësohet çdo 6 muaj***.
* DA97-08006C, që është certifikuar nga NSF sipas metodës së provës NSF/ANSI 42, 53, 401 NSF/ANSI/CAN 372.** Përfshirë grimca plastike me përmasa 0,5~1,0. Rezultatet mund të ndryshojnë sipas kushteve aktuale të përdorimit.*** Kapaciteti i purifikimit është 1,136 L dhe jetëgjatësia e përdorimit është 6 muaj. Cilësia e ujit mbahet duke ndërruar filtrin në mënyrë periodike. Filtrat zëvendësues mund të blihen përmes SmartThings, Samsung.com dhe Shërbimi Samsung Electronics.Dizajni
Unik me stil
Dizajni BESPOKE
Sillni më shumë stil dhe personalitet në kuzhinën tuaj. Dizajni modern dhe minimalist, me linja të pastra dhe fasadë të sheshtë elegante, krijon një pamje harmonike dhe bashkëkohore. Integrimi i përkryer me pajisjet e tjera të kuzhinës e bën ambientin më të rafinuar, duke i dhënë shtëpisë suaj një estetikë unike dhe të sofistikuar.
Efikas, i qetë dhe i ndërtuar për të zgjatur
Kompresor Digital Inverter me garanci 10-vjeçare
Përfitoni efikasitet të lartë, zhurmë të ulët dhe performancë afatgjatë. Kompresori Digital Inverter rregullon automatikisht shpejtësinë e tij në përputhje me kërkesën për ftohje. Kështu, funksionon në mënyrë të qetë, përdor energjinë në mënyrë efikase dhe ka jetëgjatësi më të madhe, i mbështetur nga një garanci 10-vjeçare* për kompresorin.
Garancia 10-vjeçare është e kufizuar vetëm për kompresorin. Ajo vlen për të gjithë frigoriferët e shitur më 1 prill 2026 ose më pas. Për çdo kërkesë është i nevojshëm një faturë blerjeje që dëshmon datën e blerjes. Zbatohen kufizime dhe kushte shtesë, shihni garancinë për detaje.Si të matësh
Specifikimet
Lloji i ftohjes
Hybrid Cooling
Lartësia neto e kasës me dorezën (mm)
1833 mm
Thellësia neto me dorezën e derës (mm)
731 mm
Pesha neto (kg)
158 kg
Gjerësia neto (mm)
912 mm
Rafti
2 EA
Kutia
1 EA
Xhepi i derës
3 EA
Prodhuesi i akullit
Dual Auto Icemaker
Dritë e Brendshme LED
Po
Luga e akullit
1 EA
Kutia
1 EA
Dritë e Brendshme LED
Po
Rafti
2 EA
Xhepi i derës
3 EA
Bruto për ngrirësin (litra)
255 ℓ
Bruto për frigoriferin (litra)
399 ℓ
Totali bruto (litra)
654 ℓ
Lloji i ftohjes
Hybrid Cooling
Shpërndarësi me filtër uji
Po
Lloji i ekranit
9" AI Home
Doreza e derës
Recess
Lloji i derës
Bespoke
Lloji i shpërndarësit
Beverage Center (Plumbing)
Lloji i hapjes së derës
Auto Open Door
Ngjyra (dera e djathtë e frigoriferit)
CLEAN Deep charcoal
Ngjyra (dera e majtë e frigoriferit)
CLEAN Deep charcoal
Ngjyra (dera e djathtë e ngrirësit)
CLEAN Deep charcoal
Ngjyra (dera e majtë e ngrirësit)
CLEAN Deep charcoal
Agjenti ftohës
R-600a
Kompresori
AI Inverter Compressor
Kategoria klimatike
ST
Ora e autonomisë (temp. në rritje)
8 h
Kapaciteti ngrirës (kg/24 orë)
12 kg/24hr
Konsumi i energjisë
363 kWh/viti
Klasa e efikasitetit të energjisë
E
Niveli i zhurmës
35 dBA
Lartësia neto (mm)
1853 mm
Lartësia neto e kasës me dorezën (mm)
1833 mm
Lartësia neto e kasës pa menteshën (mm)
1797 mm
Thellësia neto me dorezën e derës (mm)
731 mm
Thellësia neto pa dorezën e derës (mm)
731 mm
Thellësia neto pa derën (mm)
610 mm
Përmasat neto (GjxLxTh) (mm)
912 x 1853 x 731 mm
Pesha neto (kg)
158 kg
Gjerësia neto (mm)
912 mm
Përmasat e paketimit (GjxLxTh) (mm)
972 x 1995 x 776 mm
Pesha e paketimit (kg)
167 kg
Kanal ftohës metalik
Po
Drita e brendshme LED
WIDE TOP LED
Numri i xhepave të derës
6 cp.
Numri i rafteve (me palosje)
1 EA
Numri i rafteve (total)
4 cp.
Numri i sirtarit të zarzavateve dhe frutave
2 EA
Dispensë e shumëfishtë
Po
Funksioni i ftohjes së fuqishme
Po
Lloji i aromatizuesit
UV Deodorizing Filter
Magazinimi në derë i galonit
1 cp.
Lloji i frigoriferit
T-Type
Thellësia
Counter Depth
WiFi i integruar
Po
Kamera
Po
Bluetooth
Po
Mobile Bixby
Po
Vendos Bixby (mikrofon)
Po
Altoparlant
Po
Mbështetja e aplikacionit SmartThings
Po
| Brendi | Samsung |
|---|---|
| Kodi i produktit | RM90F67CECEO |
| Lloji | Dy kanatëshe (Side by Side), Me ngrirës poshtë |
| Gjerësia | 91 cm |
| Lartësia | 185 cm |
| Ngjyra | E zezë |
Specifikimet janë informuese dhe mund të ndryshojnë sipas modelit. Për detaje të plota teknike na shkruani në WhatsApp.
Dorëzim në gjithë Shqipërinë
Dorëzim brenda 1–3 ditëve pune në gjithë Shqipërinë; zakonisht 24–48 orë në qytetet e mëdha.
Dorëzim falas
Dorëzim falas për porosi mbi 10 000 Lekë (dorëzimi standard 200–300 Lekë).
Marrje në dyqan
Produktin mund ta merrni edhe vetë në dyqanin tonë në Tiranë.
Më shumë informacion
Kontrolloni produktin gjatë dorëzimit; nëse ka dëmtime nga transporti, mos e pranoni dërgesën.